E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia po zbaton masa të rrepta kursimi

Italia sot iu bashkangjit grupit të vendeve që zbatojnë masa të rrepta kursimi në të gjitha fushat, nga shpenzimet për shëndetësi, e deri te zvogëlimi i pagave dhe investimeve në nivelin lokal.
Qeveria pres disa muajsh pohonte se finansat italiane janë imune ndaj krizës që goditi Greqinë, por megjithatë u përcaktua se duhen marrë masa parandaluese që të shmanget më e keqja.
Pritet që masat e miratuara nga qeveria italiane të zvoglojnë deficitin buxhetor për rreth 26 miliardë euro në dy vitet e ardhshme.
Pagat në sektorin publik do të jenë të ngrira për tre vjet, shërbyesit shtetëror do të dalin në pension më vonë, ndërsa do të zvoglohet edhe buxheti për pushtetin lokal.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›