Eurobondi, nuk parashikohet ecuria e interesave
Edhe ekonomisti me i mire nuk mund te parashikoje, se si mund te shkojne normat e interesit per eurobondet ne tregun nderkombetar. I ketij mendimi eshte edhe ekonomisti i larte i BERZH, Peter Sanfi. Ai tha se, eshte shume e veshtire te parashikosh dhe te thuash se cila do te jete koha me e mire per te emetuar eurobonde. "Jemi ne kohen kur ka luhatje te medha ne treg. Ajo qe eshte e rendesishme per Shqiperine dhe me shume sesa shitja e eurobondeve - eshte te ruhet stabiliteti makroekonomik, mbajtja nen kontroll e inflacionit, menaxhimi i deficitit fiskal. Keto jane parametrat e rendesishem ku duhet te perqendrohet qeveria", tha ai. Ai tha se cdo rritje kostoje ne borxhin e qeverise mund te kete efekt ne huat per sektorin privat dhe kjo do ta bente situaten pak te veshtire per bizneset private. ne normat e interesit. Kjo do te varet nga projektet, ne vleren kredituese te klientit. Ai tha se Shqiperia ka pasur per me shume se nje dekade rritje te shpejte ekonomike, te cilat jane ulur gjate krizave te fundit por qe mbeten pozitive. Por eshte ende nje ekonomi qe i duhet te arrije nivelet e jeteses te vendeve qe jane ne Bashkimin Evropian. Rreziqet jane te njejta me ato te vendeve te tjera te rajonit -kriza globale ende nuk ka perfunduar dhe kjo sjell vonesa ne kthimin ne nivelet e rritjes se shpejte. Ai tha se ka shume menyra qe BERZH-i mund te ndihmoje Shqiperine. "Ne kemi qene ne Shqiperi per shume vite dhe kemi nje portofol te pasur investimesh dhe po kerkojme aktivisht per investime te reja per ta ndihmuar ekonomine. BERZH-i operon ne shumicen e sektoreve te ekonomise shqiptare" shtoi zyrtari i BERZH.." Ne po e ndihmojme Shqiperine permes investimeve tona por edhe permes dialogut me autoritetet per te permiresuar kornizen rregullatore per sektorin publik, permiresimin e klimes per bizneset private, per permiresimin e rregulloreve te sistemit financiar ne menyre qe bankat dhe institucionet e tjera financiare te funksionojne me me efektshmeri", tha Sanfi. Ai shtoi se, ne Shqiperi BERZH ka pasur nje eksperience te suksesshme.