BERZH: Planet tona për investime në Shqipëri
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, është e interesuar të vijojë të mbështesë me kredi apo blerje aksionesh zhvillimin e infrastrukturës dhe biznesit privat në Shqipëri dhe ka synime të veçanta për portet, kreditimin e pushtetit vendor dhe kreditimin e hidrocentraleve të vegjël të dhënë me koncesion. Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i zyrës në Shqipëri të kësaj banke, Daniel Berg.
"Aeroporti i Rinasit është një histori suksesi e jona dhe e partneritetit publik privat. Është një projekt shumë ngacmues. Fazën e parë e financuam në 2005-ën. Aeroporti pati planifikuar të kryejë zgjerimin më 2011, por praktikisht ky investim u përshpejtua në 2010-ën për shkak të fluksit të madh të pasagjerëve. Ne jemi krenarë për të, sepse nuk ka shumë projekte të ngjashme në Europën Lindore", tha Berg në një intervistë për gazetën "Shqip". BERZH financoi rreth 22 milionë euro nga kostoja e përgjithshme e fazës së dytë të zgjerimit të aeroportit prej 24 milionë eurosh. Terminali shtesë u përurua disa ditë më parë.
Synimi i EBRD është që formula e partneritetit publik-privat të përdoret edhe në projekte të tjera infrastrukturore. "Mendojmë se edhe portet mund të jepen me koncesione. Durrësi, Vlora e ndoshta edhe Saranda e Shëngjini kanë mundësi të zhvillohen përmes kësaj formule", tha Berg.
Formula e partneritetit publik-privat është një ide e viteve 2000, që synon të sigurojë financime për investime të rëndësishme në vende të varfra, investime që për nga sasia e parave të kërkuara janë të vështira për t‘u kryer nga vetë vendet përfituese. Megjithatë, skema nuk është zbatuar pa debate. Në rastin e Aeroportit të Rinasit, që kur u nënshkrua kontrata në vitin 2004, pati një debat të konsiderueshëm mbi një klauzolë që i jepte kompanisë koncesion-marrëse monopol 20-vjeçar mbi fluturimet ndërkombëtare. Kryeministri Sali Berisha deklaroi pak kohë më parë se "qe i gatshëm të diskutonte me koncesion-marrësin heqjen e monopolit, duke pranuar të paguajë edhe humbjet që mund t‘i shkaktohen". Deklarata e tij erdhi pas interesimit të disa investitorëve vendas e të huaj për të ndërtuar një aeroport të dytë ndërkombëtar në jug të vendit.
EBRD nuk është aksionere direkte e aeroportit. Megjithatë, sipas Berg, çështje të tilla mund të diskutohen.
"Kryeministri Berisha nuk e përmendi këtë çështje gjatë inaugurimit të fazës së dytë", tha Berg. "Unë kam dëgjuar se ka pasur- nuk mund ta quaj shqetësim -por mund të them se ka pasur një sugjerim se ndoshta një aeroport tjetër duhet të ndërtohet në jug. Mendoj se gjithçka është e hapur për bisedime, për sa kohë bisedimet janë të hapura dhe zyrtare. Palët mund të ulen dhe ta diskutojnë këtë çështje", tha Berg. "Nëse ata duan me të vërtetë një aeroport të ri në jug dhe nëse ndërtimi i një aeroporti ka kuptim dhe ka leverdi ekonomike, atëherë duhet të gjendet një zgjidhje. Natyrisht që kontrata nuk mund të anulohet para kohe, për shkak se është nënshkruar vetëm pak vite më parë", tha ai.
Gjatë muajve të fundit, BERZH u tërhoq nga investimet në kompanitë shtetërore të sigurimeve INSIG dhe në Bankën Kombëtare Tregtare. Në rastin e INSIG, aksionet e BERZH-it u riblenë nga qeveria pas dështimit të privatizimit. Berg thotë se detajet financiare të kontratave janë konfidenciale.
Interes për kreditimin e pushtetit vendor
BERZH është e interesuar edhe për financimin e projekteve të bashkive, më saktë Bashkisë së Tiranës, një fushë ende e paeksploruar shumë në Shqipëri dhe që mbart një pafundësi problemesh, nga niveli i ulët i decentralizimit të të ardhurave fiskale në Shqipëri, deri te besueshmëria financiare e bashkive.
"Ne kemi dhënë sakaq një kredi të garantuar nga qeveria qendrore dhe aktualisht po shqyrtojmë mundësinë për të dhënë një kredi të pagarantuar nga qeveria", thotë Berg. "Bashkia e Tiranës mund të marrë kredi. Nuk mund të them se deri në çfarë shume, por gjithsesi mund të marrë", thotë ai.
EBRD ka ndihmuar Bashkinë e Tiranës në hartimin e projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, një ide që është debatuar deri në rang politik. Sipas Kryeministrit Sali Berisha, "projekti i Unazës së Madhe do të realizohet nga qeveria qendrore për shkak se Bashkia e Tiranës nuk ka kapacitet për të marrë kredi të mjaftueshme për realizimin e saj". Nuk ka ende një vlerësim teknik se sa mund të kushtojë ndërtimi i Unazës së Madhe, por sipas qeverisë, projekti mund të shkojë qindra milionë euro.
Shqipëria e miratoi një ligj për kredimarrjen e pushtetit vendor vetëm një vit më parë. Ligji parashikon që kreditë e bashkive mund të garantohen nga qeveria qendrore dhe se në këtë rast Ministria e Financave duhet të miratojë përfundimisht marrjen e kredisë, duke analizuar edhe situatën financiare të bashkisë, që do të marrë kredinë. Një rregull i veçantë është që këstet e kredisë të mos jenë më të larta nga fondi i investimeve që bashkia ka në dispozicion nga burimet e veta. Në këtë pikë, debati zgjerohet. Bashkia e Fushë-Krujës, për shembull, mori një kredi tregtare të garantuar nga Ministria e Financave, me interes Bono Thesari plus 3 për qind, interes ky që sipas ekspertëve është i palogjikshëm. Për sa kohë bonot e thesarit janë interesi që qeveria paguan për kreditë që merr, një kredi e re e garantuar prej saj nuk ka kuptim të ketë interes më të lartë.
Nga ana tjetër, pushteti vendor në Shqipëri zotëron aktualisht të ardhura të papërfillshme, të cilat i mbledh nga taksa dytësore. Vetëm bashkitë kryesore kanë të ardhura relativisht të konsiderueshme nga sektori i ndërtimit. Në total, buxhetet e pushtetit vendor përbëjnë vetëm 5 për qind të buxhetit të konsoliduar të shtetit dhe në këto kushte vlerësohet si jo shumë e logjikshme që pushtetit vendor t‘i jepet mundësia për të marrë kredi, pa i dhënë mundësinë që të grumbullojnë të ardhura.
Federalizimi fiskal konsiderohet si një aspekt shumë i rëndësishëm në funksionimin e demokracisë dhe tregut të lirë. Nëse bashkitë kanë më shumë të ardhura në dorë, mund të konkurrojnë me njëra-tjetrën për thithjen e investimeve, duke ofruar infrastrukturë më të mirë. Rrjedhimisht edhe presioni i publikut mbi pushtetarët vendorë mund të jetë më i madh.
Kriza dhe klientët e BERZH-it
Sipas Berg, bizneset private të financuara nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim po ecin relativisht mirë në kohë krize dhe deri tani nuk janë shfaqur vështirësi në shlyerjen e detyrimeve financiare.
"Shumica e klientëve tanë po ia dalin shumë mirë. Edhe Shqipëria nuk është prekur në mënyrë domethënëse nga kriza sa vendet e tjera. Ka pasur ngadalësim nga 6 për qind rritje të PBB-së vitin e kaluar, në 1-2 për qind këtë vit. Por kjo është më mirë sesa pjesa tjetër e rajonit", thotë Berg.
"Klientët tanë, të cilët janë banka private, prodhues materialesh ndërtimi apo kompani shërbimesh, si në telekomunikacion dhe hotele, kanë raportuar deri tani qëndrueshmëri të arsyeshme të bizneseve të veta. Deri tani nuk jam i pakënaqur. Ne jemi shumë të lumtur për mënyrën se si këto kompani po përballen me krizën. Disa prej tyre po përshtatin strategjitë e veta. Mund të shohësh se bankat po diversifikojnë rrezikun. Më shumë klientë individualë sesa korporata. Kemi edhe një histori të këndshme me një kompani ambalazhesh. Kompania ka qenë në gjendje të rrisë numrin e klientëve të vet me 50 për qind, por në të njëjtën kohë, klientët e saj po blejnë më pak për shkak të krizës. Në total kompania po reagon mirë", thotë ai.