E Diel, 1 Nëntor 2026

BERZH: Shqipëria e 5-ta mes vendeve me stabilitet ekonomik

16/11/2011  Raporti: Borxhi publik të mbahet nën 60% të PBB-së

Shqipëria zë vendin e pestë mes vendeve që gëzojnë nivelin më të lartë të mbështetjes së demokracisë në rajon. Është ky përfundimi më i fundit në të cilin ka arritur Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një studim më të fundit mbi krizën dhe tranzicionin. Sipas studimit të fundit, Turqia, Mali i Zi, Mongolia, Uzbekistani, Shqipëria dhe Taxhikistani qëndruan ndër vendet me nivelin më të lartë të mbështetjes së demokracisë në rajon. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim gjithsesi sugjeron uljen e borxhit publik. Në raport BERZH shprehet se vendit i nevojiten masa të mëtejshme fiskale për stabilizimin makroekonomik. Në raport thuhet tekstualisht se: “Është e rëndësishme për Shqipërinë që ta mbajë borxhin publik nën 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe ngadalësimi i ekonomisë mund të kërkojë shkurtim të mëtejshëm të shpenzimeve për ta mbajtur huamarrjen nën kontroll”. Raporti i BERZH përmban parashikim pesimist për ecurinë e ekonomisë shqiptare në vitin 2011 dhe 2012, kur pritet një ngadalësim i mëtejshëm i ekonomisë, si rrjedhojë e krizës në disa prej tregjeve më të rëndësishme evropiane. BERZH projekton për vitin 2011 një rritje ekonomike 1.9%, ndërsa për vitin e ardhshëm një rritje akoma më të ulët. Përfundimet e Raportit të Tranzicionit dalin nga analizimi i të dhënave të raportit të dytë të studimit “Jeta në Tranzicion” të BERZH.

Marrëdhëniet me fqinjët

Deri tani efektet vlerësohen si të kufizuara, megjithatë raporti vlerëson se marrëdhëniet e ngushta ekonomike dhe tregtare me Greqinë dhe Italinë mund të japin pasoja në ekonominë reale shqiptare në një afat të shkurtër. Sipas BERZH, sistemi bankar deri tani i ka rezistuar mirë krizës, por euroizimi i lartë i ekonomisë dhe pjesa e madhe që zënë bankat greke ndaj aseteve të sistemit, mund të kërkojnë veprime të forta me politika mbështetëse për sektorin bankar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›