E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Gashit, persona nga qelia dhanë porosinë

16/11/2011  Lidhja me Bandën e Durrësit, viktima ishte shok i Arjan Saliut, vëllait të Klodit

Dyshimi, vrasësi profesionist e eliminoi me një plumb, mori gëzhojën

TIRANE- Eliminimi fizik i biznesmenit Gentian Gashi (Zguro) mendohet se është porositur nga persona që momentalisht ndodhen të izoluar në burg. Dyshimi vjen nga hetuesit e policisë dhe Prokurorisë, të cilët pas disa ditë verifikime mbi të kaluarën e viktimës kanë mundur të mbledhin prova dhe dëshmi që çojnë në pistën e hakmarrjes, nga persona brenda burgut. 35-vjeçari Gashi njihet në dosjet e policisë shqiptare si mik i shtetasit të vrarë Klodian Saliu, ndërkohë nga autoritet italiane disa vite më parë ai është arrestuar për akuzën e trafikut të heroinës, së bashku me vëllai e Klodianit, shtetasin Arjan Saliu, edhe ky i vrarë nga persona ende të paidentifikuar. Nga verifikimet e bëra, hetuesit kanë zbuluar se 35-vjeçari Gentian Gashi është liruar me kusht nga drejtësia italiane, duke mos ju lejuar që ai të kthehet në Shqipëri deri në përfundim të procesit hetimor për trafikun e drogës. Por pikërisht në vitin 2004, Gashi arin të largohet nga Italia duke u rikthyer në Shqipëri. Sapo mbërrin në vendlindje, Gashi ndryshon mbiemrin në Zguri, me qëllim që të mos arrestohej nga policia shqiptare. Që prej këtij viti 35-vjeçari rezulton të jetë shoqëruar me persona që njihen si kontingjente kriminale, madje i penduari i Bandës së Durrësit Adriatik Coli e ka përmendur Gashin në dëshminë e tij, si personi që ka kërkuar 100 mijë euro për të eliminuar fizikisht kreun e bandës Lulëzim Berishën. Hetimet lidhur me vrasjen e tij, tregojnë se një vrasës profesionit që mendohet se është paguar nga hasmit, ka mundur ta mbajë në survejim viktimën deri në momentin kur dhe ka kryer ekzekutimin e tij. Nga dëshmitë e mbledhura rezulton se, autori ka pasur një pistoletë me silenciator, të cilën siç mësohet e ka futur në një trastë dorë, nëpërmjet të cilët ka mundur të marrë me vete dhe gëzhojën e plumbit të vetëm, me të cilin vrau 35-vjeçarin Gashi. Ndërkohë që për sa i përket të kaluarës së viktimës, burime pranë policisë thanë se Gashi është arrestuar disa vite më parë në Shqipëri për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”, pasi ju sekuestrua një pistoletë me mulli. Për këtë vepër penale ai ka qëndruar shumë pak në burg dhe është liruar. Pas daljes nga qelia Gashin kryesisht është marrë me krijimin e disa kompanive tregtare. E.Qyno

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›