E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon skema për të marrë një pasaportë biometrike

16/11/2011  Nuk ka aplikime pa marrë firmën e komisariatit të policisë

Pasaportat shqiptare nuk do të jenë më të garantuara prej elementëve të posaçëm apo vetëm nga program që ndjek kompania zbatuese ALEAT. Kështu të dhënat personale nuk do të merren më vetëm prej Gjendjes Civile në zonën ku një person është i regjistruar, por çdo aplikim do të duhet të shoqërohet dhe me një dokument prej komisariatit të zonës.

Në një deklaratë të dhënë për mediat Ministria e Brendshme thekson se “me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministria e Brendshme ka nxjerrë më datë 11.11.2011 një udhëzim të ri mbi “Mbi procedurat e pajisjes me pasaportë biometrike të shtetasve shqiptarë”.

Udhëzimi me Nr. 394/4 për një ndryshim në udhëzimin Nr:308, datë 08.05.2009, “Për pajisjen me pasaportë biometrike të shtetasve” të ndryshuar parashikon një procedurë të re të pajisjes me pasaportë biometrike.

Sipas kësaj procedure “Shtetasit shqiptarë, që aplikojnë për pasaportë biometrike për çdo herë, duhet të pajisen me formular identifikimi me fotografi nga komisariati i policisë ku kanë vendbanimin, i cili plotësohet në dy kopje. Formulari i identifikimit miratohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kopje e formularit të plotësuar dhe të verifikuar nga policia i paraqitet punonjësit të gjendjes civile pranë zyrës së aplikimit”.

Ndërkohë që një masë e tillë duket se merret për të bllokuar dhe ato raste kur është arritur vjedhja e identitetit nëpërmjet marrjes së dokumenteve false në gjendjet civile. Tashmë do të jetë policia një urë lidhëse që do të realizojë dhe identifikimin faktik duke minimizuar në maksimum rrezikun e manipulimit të dokumenteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›