Vret veten me pistoletë e vetëshpallura “shenjtore”
16/11/2011 Eleonora Bregu lë letër për “tokën e shenjtë” (Më mirë të vdes sesa ta lë këtë tokë)
Mariglen Mullai
TIRANË- E vetëshpallura shenjtore, Eleonora Bregu, i jep fund jetës, duke shuar kështu edhe problemet e pronësisë së tempullit të saj. Me një armë zjarri, pasi mbaroi shërbesën, ajo u vetëvra mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19.00, në fund të rrugës “Komuna e Parisit”, ku edhe kishte ngritur ndërtesën e shërbesave. Të lajmëruar nga banorët, ekspertët e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje, ku gjetën atje një letër që e kishte lënë e ndjera. Nga burimet e policisë mësohet se në këtë letër thuhej se më mirë të vriste veten sesa ta linte tokën e shenjtë. “Shenjtorja” Bregu, e njohur edhe si Zonja e Shpirtit, ka përdorur një armë zjarri tip pistoletë, me të cilën qëlloi veten në kokë. Gjithçka ka ndodhur pasi kishte mbaruar një shërbesë, ku Eleonora mbylli veten në dhomë dhe nuk doli më e gjallë prej aty. Policia momentalisht po heton vetëm për pistën e vetëvrasjes, por mbeten të hapura edhe hetimet në pista të tjera, ndonëse ajo e vrasjes nga persona të tjerë është tepër e vakët. Mundësia që dikush ta ketë vrarë është thuajse zero, pasi asnjë nga punonjësit e tjerë të kësaj qendre s’ka parë askënd. Ekspertët kanë administruar provat materiale që gjetën në vendngjarje dhe paraprakisht këtë çështje e klasifikuan si vetëvrasje, pasi edhe ekspertët mjeko-ligjorë gjatë këqyrjes së kufomës dolën në përfundimin paraprak se të gjitha shenjat e qëndrimit të trupit të pajetë dhe plaga e marrë në kokë, tregonin për vetëvrasje, duke përjashtuar vrasjen.
Një jetë prej “shenjtoreje”
Eleonora Bregu ishte drejtuese e “Misionit Shenjtëror “Eleonora” duke u vetëquajtur “Zonja e Shpirtit Eleonora Bregu”. Në media ajo kishte deklaruar disa herë se është “e vetmja spiritualiste në Tokë që zotëron Kodin spiritual për t’u lidhur me qiellin”. Ndër vite, disa herë kjo grua ishte bërë protagoniste e dosjeve policore, pasi përmendej për konfliktet e pronësisë. Disa vjet më parë ajo njoftoi policinë se disa njerëz me të zeza, të veshur si pëlumbarë, tentuan ta helmonin në gjumë, ç’ka rezultoi alarm fals. Policia deklaroi se ishte alarm i rremë dhe askush nuk tentoi ta helmonte. Konfliktet me pronarët e truallit vijuan më tej dhe Përmbarimi detyroi policinë të përmbushte detyrën për ta liruar këtë truall të zënë pa të drejtë nga zonja Bregu. Gjatë shoqërimit të saj në polici ajo shfaqi revolta të shumta dhe përdori disa mënyra për t’ iu shmangur largimit. Së fundmi, mesa duket laku ishte ngushtuar së tepërmi dhe po afronte afati i fundit për lirimin e truallit.