BERZH bëhet aksioner në "Union Bank" me 12.5%
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) bëhet aksionere e "Union Bank". Në bazë të marrëveshjes mes palëve, BERZH-i ka nënshkruar 12.5% të aksioneve të bankës. Përveç investimit në aksione, midis palëve është parashikuar që "Union Bank" të përfitojë nga një pagesë që BERZH do të vërë në dispozicion për një rritje të mundshme të kapitalit të bankës në të ardhmen. Gjithashtu, bëhet fjalë edhe për një paketë programi konsulence të BERZH-it, për fuqizimin e kapaciteteve institucionale, financuar nga fonde për bashkëpunim dhe asistencë teknike.
Sipas deklaratës zyrtare, që ka bërë ditën e djeshme, BERZH ka për qëllim të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të kredidhënies së "Union Bank", si dhe strategjinë e bankës për një rritje të shpejtë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet fqinje.
Gjatë ceremonisë së firmosjes së marrëveshjes, zëvendëspresidenti i parë i BERZH-it, z. Varel Freeman, tha se ky investim do të forcojë një bankë premtuese në Shqipëri dhe do të ketë ndikim pozitiv në sektorin financiar të vendit, duke rritur konkurrencën dhe duke vendosur standarde të larta të qeverisjes korporative dhe administrimit të biznesit.
"BERZH do të sjellë jo vetëm kapital, por edhe përvojën e saj dhe njohuri teknike në këtë partneritet", u shpreh z. Freeman.
Kryetari i bordit drejtues të "Union Bank", z. Edmond Leka, përshëndeti përfshirjen e BERZH-it në "Union Bank" dhe besimin që ky institucion tregoi, duke zgjedhur "Union Bank" si partnerin e saj.
"Në këtë partneritet të ri, nga njëra anë, "Union Bank" ka rrënjë të forta e të thella në realitetin shqiptar dhe ka treguar në këto dy vjet se e njeh mirë tregun bankar dhe në përgjithësi atë financiar në Shqipëri. Nga ana tjetër, këto koordinohen me fuqinë, emrin, ekspertizën dhe angazhimin e një banke të nivelit të BERZH-it, duke më bërë të besoj fuqimisht se ky partneritet do të jetë jo vetëm një bashkëpunim me rezultate pozitive për të dyja palët, por edhe një kontribut i rëndësishëm në forcimin e sistemit bankar në Shqipëri", u shpreh z. Leka.
"Union Bank", dy vjet rritje e shpejtë
"Union Bank" e nisi aktivitetin e saj në fillim të vitit 2006, me kapital 100% vendas, si një investim i Unionit Financiar Tiranë, një nga subjektet më me eksperiencë të shërbimeve financiare në Shqipëri. Gjatë 2 viteve aktivitet, "Union Bank" ka shënuar një rritje mjaft të shpejtë të përmasave dhe të prezencës së saj në treg. "Union Bank" numëron 25 degë dhe agjenci, duke u renditur kështu një ndër bankat me një rrjet të gjerë në vend. Rritja dhe zgjerimi i bankës do të vazhdojë me ritme të larta, duke arritur në 40 degë brenda vitit 2008.
Shifrat e tremujorit të parë të këtij viti, shënojnë se banka ka një total aktivesh prej 8.4 miliardë lekë. Në fund të vitit 2007, u regjistrua një rritje vjetore e aktiveve të saj me 147%, duke u bërë kështu banka me rritjen më të shpejtë në treg për vitin e kaluar.
"Union Bank" ofron për individët, bizneset e institucionet një paketë të plotë shërbimesh e produktesh bankare, duke pretenduar një cilësi mjaft të lartë shërbimi ndaj klientëve të saj. Banka synon hedhjen në treg të produkteve inovative, të cilat plotësojnë nevojat e klientëve. Për t‘u përmendur është fakti se së shpejti "Union Bank" prezanton në treg dy produkte të reja, si kartën e kreditit Master Card dhe shërbimet e Internet Banking.
Siç u shprehën edhe drejtuesit e lartë të "Union Bank", fillimi premtues dhe rritja e shpejtë ishin faktorë përcaktues në vendimin e BERZH-it për të investuar.
"Pikërisht duke vlerësuar vizionin tonë për të qenë banka e preferuar e klientit, dimensionet e arritura në këto dy vjet eksperiencë, emrin e mirë dhe seriozitetin e punës së "Union Bank" dhe planet tona për të ardhmen, një institucion me reputacionin e BERZH-it vendosi të bëhet aksionere", tha z. Edmond Leka.
Me përfundimin e këtij transaksioni, BERZH do të përfaqësohet me një anëtar në bordin e bankës dhe përfshirja e saj pritet t‘i forcojë më tej standardet e qeverisjes së "Union Bank", strukturën organizative, si dhe politikat e procedurat e brendshme.
Banka
Brenda këtij viti banka do të arrijë të ketë një rrjet prej 40 degësh, duke realizuar kështu jo vetëm mbulim gjeografik të të gjithë territorit të vendit, por edhe prezencën e saj me më shumë se një agjenci në qytetet e mëdha.