E Diel, 1 Nëntor 2026

BE:Të vihen nën kontroll armët e shkatërrimit në masë

Bashkimi Evropian propozon të plotësojë planin për kontrollin e armëve të shkatërrimit në masë brenda fundvitit 2012, ky angazhim u konfirmua sot nga ministrat e Jashtëm të BE-së, përmes një deklarate me shkrim.

Ministrat besojnë se përhapja e armëve të shkatërrimit në masë është 'një ndër kërcënimet më të mëdha për sigurinë evropiane dhe ndërkombëtare', rrjedhimisht inkurajojnë 'institucionet kompetente të BE-së dhe vendet anëtare të ndërmarrin iniciativa të mëtejshme plotësimin e zbatimit të planit të veprimit në të gjitha fushat, brenda fundvitit 2012'.

Në deklaratë theksohej edhe rëndësia e parandalimit 'përmes një veprimi të koordinuar dhe që ka si synim jo vetëm politikat e Jashtme dhe të Sigurisë, por të gjitha politikat thelbësore'.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›