E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bërthamorët, Rusia e shqetësuar për kapacitetet e Koresë së Veriut

Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, u shpreh dje thellësisht i shqetësuar për kapacitetet industriale të pasurimit të uraniumit të Koresë së Veriut, në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme.

Gjatë një takimi me homologun koreanoverior, Pak Ui-Chun, i cili ndodhet për vizitë pune në Moskë, "Lavrov shprehu shqetësimin e thellë lidhur me ifnormacione rreth kapaciteteve industriale të pasurimit të uraniumit në Yongbyon", thuhet në këtë komunikatë.

Yongbyon është kompleksi bërthamor i konsideruar si shtylla kurrizore e programit bërthamor të Koresë së Veriut.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›