E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, bllokohen gazetat që publikojnë dokumentat e WikiLeaks-it

Forcat ajrore amerikane kanë bllokuar për punonjësit e tyre qasjen në faqet e internetit që publikojnë dokumentat e nxjerra nga WikiLeaks-i.
Në mesin e 25 faqeve të ndaluara janë dhe "New York Times" dhe " The Guardian".

Dy të përditshmet, një amerikane dhe tjetra britanike, janë në mesin e pesë gazetave që kanë botuar pjesë nga dokumentat e WikiLeaks-it. Kjo e fundit ka nisur publikimin e rreth 250 mijë dokumenta të klasifikuara të diplomacisë amerikane.

Forcat ajrore amerikane thanë se është e papërshtatshme që punonjësit e tyre të shohin këto dokumenta. Një ditë më parë themeluesi i faqes se Internetit, Wikileaks, Julian Assange i arrestuar në Britaninë e Madhe u lirua me kusht.

Prej rreth një muaji ka nisur në të gjithë botën, publikimi i njoftuar i një sërë dokumentesh që konsistojnë në korespondencat ndërmjet Departamentit Amerikan të Shtetit dhe vendeve të ndryshme të botës.

Publikimi i mbi 200 mijë mesazheve sekrete ka tronditur diplomacinë botërore, duke e cilësuar këtë fakt si 11shtatorin e diplomacisë. Gazetat me prestigjoze ndërkombëtare si “Nju Jork Times”, “The Guardian”, “El Pais”, “Der Shpigel” kanë publikuar tashmë nëpër ëebsajte pjesë të këtyre dokumenteve sekrete të Wikileaks.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›