E Diel, 1 Nëntor 2026

Gana do të prodhojë naftë për herë të parë në historinë e saj

Shteti Afrikan i Ganës do të prodhojë naftë për herë të parë në historinë e tij.Rezervat e naftës në Ganë u zbuluan rreth 3 vjet më parë.
 

Ato janë në det të hapur dhe vlerësohet të jenë rreth 3 bilion fuçi. Një konsorcium i kryesuar nga Britania e Madhe me bazë Tallow Oil shpreson të prodhojë 55 mijë fuçi në ditë, duke rritur prodhimin me 120 mijë fuçi në ditë brenda 6 muajve.
 

Në vitin e parë Gana pritet të fitojë nga prodhimi i naftës rreth 400 milionë euro. Në vend ende nuk është miratuar legjislacioni i duhur për shfrytëzimin e vendburimeve të Arit të Zi dhe analistët kanë ngritur shqetësime për këtë fakt.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›