Itali, 100 të plagosur nga protestat në Romë

Rreth 100 persona, në mesin e të cilëve protestues e policë, janë plagosur gjatë përleshjeve në Romë. Protestat u kthyen në të dhunshme pasi kryeministri Berluskoni i mbijetoi votëbesimit në parlament.
Raportet e mediave tregojnë se demostruesit thyen vitrinat e dyqaneve dhe i vunë zjarrin makinave. Mbi 40 protestues janë dërguar në paraburgim.
Kryeministri 74 vjeçar i Italisë Silvio Berlusconi i cili gjatë kohëve të fundit është akuzuar për një numër skandalesh me prostituta dhe korrupsion ka marrë ditën e djeshme votëbesimin nga Senati dhe Dhoma e Deputetëve.