E Hënë, 2 Nëntor 2026

BH – Dodik shkarkohet si president i Republikës Srpska

BUKURESHT, 18 gusht /ATSh-DPA/ – Kreu serb separatist, Milorad Dodik, është shkarkuar zyrtarisht si president i entitetit serb të Republikës Srpska (RS), pasi gjykata e apelit e Bosnjë e Hercegovinës refuzoi sot ankimimin e tij.

Kjo do të thotë se Dodik, i cili për vite me radhë ka nxitur shkëputjen e RS-së nga Bosnja dhe Hercegovina, ka përfunduar të gjitha rrugët ligjore kundër shkarkimit të tij nga komisioni zgjedhor, duke i lejuar komisionit të thërrasë  zgjedhje të reja.

Ky vendim vjen pasi e njëjta gjykatë e apelit kishte konfirmuar më parë një dënim me burg prej një viti për Dodikun, si dhe i ndalohej  të mbante poste publike për gjashtë vjet më 1 gusht.

Lideri separatist mori këtë dënim për shmangie të qëllimshme të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë për Bosnjë e Hercegovinën, Christian Schmidt.

Schmidt kishte anuluar ligjet gjyqësore separatiste të miratuara nga RS-ja , por Dodik u sigurua që aktet ligjore të Schmidt-it të mos publikoheshin në gazetën zyrtare të RS-së.

Me konfirmimin nga gjykata e apelit në Sarajevë të vendimit të shkallës së parë, dispozita që ndalon Dodikun të mbajë çdo post për gjashtë vjet hyri në fuqi, duke e bërë të pamundur që ai të vazhdojë të shërbejë në rolin aktual.

Megjithatë, ai arriti të shmangë burgun duke paguar gjobë.

Që nga marrëveshja e paqes e arritur në Dayton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1995, që  I dha fund luftës trevjeçare civile, Bosnja dhe Hercegovina përbëhet nga dy entitete, Federata Boshnjako-Kroate (FBiH) dhe Republika Serbska. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›