E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Nëse gjithçka shkon mirë sot, do të kemi një takim tripalësh

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit sot nga presidenti amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, sipas CNBC.

Gjatë takimit me Zelensky, Trump tha se ka të ngjarë të shkohet drejt një takimi tripalësh me udhëheqësin ukrainas dhe presidentin rus Vladimir Putin.

“Mendoj se do të ketë një shans të arsyeshëm për t’i dhënë fund luftës kur ta bëjmë këtë takim”, tha Trump në Zyrën Ovale.

Zelensky, gjithashtu tha se ishte gati për të marrë pjesë në një takim tripalësh.

“Shpresoj që një paqe e qëndrueshme midis Ukrainës dhe Rusisë të arrihet menjëherë”, tha presidenti i SHBA-së, Trump.

“Shpresoj se kjo luftë nuk do të vazhdojë. Dhe mendoj se njerëzit e të gjithë botës do të jenë shumë të lumtur kur kjo të shpallet”, theksoi ai.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›