UASHINGTON – Trump: Negociatat për marrëveshjen e paqes mund të zhvillohen ndërsa Rusia dhe Ukraina janë duke luftuar

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit sot nga presidenti amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, sipas CNBC.
Gjatë takimit me Zelensky, Trump tha se negociatat për një marrëveshje paqeje mund të zhvillohen “ndërsa ata luftojnë”.
Trump përsëriti se nuk mendonte se duhej të kishte një armëpushim në luftën që po vazhdonte.
“Ne mund të punojmë për një marrëveshje paqeje ndërsa ata janë duke luftuar”, tha Trump në Zyrën Ovale.
“Ata duhet të luftojnë, do të doja që të ndalonin, por strategjikisht kjo do të ishte një disavantazh për njërën palë ose tjetrën”, shtoi ai.
Trump për javë të tëra – në prag të takimit me Putinin – shprehu nevojën për një armëpushim urgjent.
Por, pas takimit të tij me udhëheqësin rus, ai ka sinjalizuar gjithnjë e më shumë nevojën për të shkuar direkt në një Marrëveshje Paqeje. //a.i/