SHBA – Trump: Do të telefonoj Putinin menjëherë pas takimeve të sotme

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit sot nga presidenti amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, sipas CNBC.
Gjatë takimit me Zelensky, Trump tha se do të telefononte Putinin direkt pas takimeve të tij me Zelensky dhe udhëheqësi e tjerë evropianë.
“Sapo fola me presidentin Putin në mënyrë indirekte dhe do të zhvillojmë një telefonatë menjëherë pas këtyre takimeve sot”, tha Trump në Zyrën Ovale.
“Nëse kjo do të çojë në një takim tripalësh midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së, atëherë ekziston një shans i mirë që ndoshta lufta të përfundojë”, tha presidenti Trump.
“Nëse jo, atëherë luftimet vazhdojnë”, shtoi ai.
“Por, presidenti Putin pret telefonatën time kur të mbarojmë me takimet”, tha Trump. //a.i/