E Shtunë, 31 Tetor 2026

BI dënon sulmin ndaj dr. Xhabir Hamitit

Prishtinë - Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar pas sulmit fizik ndaj dr. Xhabir Hamitit. Në një deklaratë për shtyp, BIS shpreh keqardhjen lidhur me ngjarjen në fjalë ku thekson se “ky është rasti i parë kur sulmohet fizikisht një nëpunës i BI së, pedagog i fakultetit dhe titullar i Bashkësisë Islame, pa asnjë shkak ose arsye përse detyrohemi ta kuptojmë se sa të mjerë janë sulmuesit”.

Kryesia e BI së sulmin ndaj kryekuvendarit të BI-së e konsideron sulm ndaj të gjitha organeve dhe institucioneve të saj, prandaj kërkon nga organet kompetente të pushtetit që keqbërësit t'i zbuloj sa ma parë dhe të njëjtit të nxirren para organeve të drejtësisë.

Nga ana tjetër ka reaguar edhe dekanati i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë. "Ky është një sulm i papranueshëm me elemente kriminale, që rrezikon jo vetëm jetën në këtë rast të të atakuarit, por krijon premisa për shfaqje të dhunës, e shantazheve si ndaj individëve ashtu edhe ndaj institucioneve. Aktorët e këtij akti të shëmtuar e kriminal, jemi thellë të bindur që janë në shërbim të së keqes dhe veprimet e këtilla në këtë fazë nëpër të cilën po kalon Kosova janë shumë të dëmshme dhe dëmtojnë rëndë përpjekjet për konsolidimin e institucioneve tona", thuhet në këtë reagim të nënshkruar nga dekani Dr.Rexhep Boja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›