Prishtina pret ftohtë Eulex-in; Nisin protestat
Prishtinë –(Start) Mijëra qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës mblidhen sot në Prishtinë për të kundërshtuar planin gjashtëpikësh të propozuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon e që më pas u miratuar nga organizata. Protesta do të zhvillohet nën moton "Kundër 6 pikëshit- për sovranitet". Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti deklaroi se qytetarët duhet të protestojnë meqë Euleks-i do të jetë neutral lidhur me çështjen e statusit të Kosovës. Protestat i mbështesin organizata joqeveritare, sindikata, si dhe ish-ushtarët e UÇK-së.
Prolongimin e misionit të BE-së, diplomatët perëndimor në Prishtinë e sqarojnë me tentimin që të shmangen gjërat e palakmueshme apo konfrontimet me demonstrantët shqiptarë, të cilët janë kundër rregullimit të posaçëm të organizatës botërore (KB) dhe serbëve kosovarë, transmetojnë mediumet serbe.
Ndërkohë, Prishtina zyrtare ka kundërshtuar hapur planin në fjalë duke e vlerësuar atë si të pazbatueshëm. Kundër këtij plani ka dalë edhe Tirana zyrtare e cila e ka cilësuar si një hap që çon drejt ndarjes së Kosovës.
Deklaratë më radikale ka ardhur ditë më parë edhe nga kryetari i parlamentit kosovar, Jakup Krasniqi, i cili u shpreh se në rast të tillë, Tirana duhet të kërkojë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, duke menduar kështu për krijimin e Shqipërisë së Madhe.