E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia raketa rezistente, kundrejt sistemit amerikan

Moskë - Rusia përpunon raketa rezistente ndaj sistemit për mbrojtje antiraketore, që së shpejti në gjithësi do të mund ta vendosin Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Rusia duket se po merr masat e nevojshme kundrejt sistemit raketor që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të vendosin në Poloni dhe Çeki. Autoritetet ushtarake rusë bëjnë të ditur se Moska zyrtare po përpunon raketa rezistente ndaj sistemit për mbrojtje antiraketore. Sipas gjeneralit rus, Nikolla Sollovcov, "nga analiza e aktiviteteve të SHBA-ve, vihet re se ata me të vërtetë e konsiderojnë gjithësinë për zonë potenciale për konflikte të armatosura, për shkak të cilës arsye nuk heqin dorë nga projekte për vendosjen e armëve në gjithësi".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›