Maqedonia me Plan aksional para BE-së
Shkup - Pritet që autoritetet maqedonase të prezantojnë sot në Bruksel planin aksional për realizim të rekomandimeve të përmbajtura në Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë për vitin 2008. Mediat e Shkupit theksojnë se planin aksional do ta prezantojë zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Ivica Bocevski, i cili do të mbajë fjalim në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Për secilin rekomandim është paraparë masë dhe afat i veçantë për përmbushjen e tij, tha Bocevski cituar nga Makfax. "Maqedonia ka kapacitet që nesër t'i nisë negociatat me Bashkimin Evropian", deklaroi dje Bocevski.
Sipas paralajmërimeve, delegacioni i Maqedonsië në kuadër të vizitës dy ditore në Bruksel do të zhvillojë takime me kryetarin e Parlamentit Evropian, Hans Gert Potering, me deputetët evropianë Erik Majer dhe Hanes Svoboda, si dhe me përfaqësues tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.
Në delegacionin e Maqedonisë merr pjesë edhe zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, Abdylaqim Ademi.