BIK ua uron besimtarëve myslimanë Fitër-Bajramin
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e hënë, ndërsa dita e parë e festës së Fitër-Bajramit është ditën e martë.
Manifestimi qendror kushtuar festës së Fitër-Bajramit mbahet në Xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë.
Manifestimi fillon në ora 5:15 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jenë dy ligjërata tematike kushtuar kësaj feste.
Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 6:35, ndërsa hytben do ta mbajë Myftiu i Kosovës mr. Naim Tërnava i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.
Me rastin e festës së Fitër-Bajramit, ditën e parë, Myftiu i Kosovës Naim Tërnava organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër-Bajramit duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutje dhe ibadetet tona.