Basha vazhdon shkarkimet në Bashki

Nga Express më 28 gusht 2011 në ora 13:30
Lulzim Basha do të vijojë me spastrimet e tij në Bashkinë e Tiranës. Pas largimit të shoferëve, punonjësve të pastrimit-gjelbërimit, 51 inspektorëve dhe madje edhe pastrueset, Basha ka vendosur që të largoje edhe punonjësit e Policisë Bashkiake.
Kjo është bërë e ditur nga ana e drejtorit të emëruar pak ditë më para nga Basha në Policinë Bashkiake, Florenc Hoxha.
“Po vazhdojmë punën dhe po shikojmë dokumentacionin në lidhje me çdo shkelje që kanë bërë këta inspektorë, më me imtësi do të vazhdojmë në rrugë ligjore. Shkelja verifikohet edhe nga mbikëqyrja në terren. Nëse është ndërmarrë një procedurë dhe nuk është zbatuar, do të merret masë ndaj inspektorit që ka mbuluar këtë zonë”, është shprehur Florenc Hoxha.