E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, makina përplas motoçikletën, 1 i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur si zona industriale në Shkodër ku një person, i cili udhëtonte me një motorçikletë është përplasur me një automjet.

Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i motorçikletës, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.  Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›