BKT dhuron 25 mije euro ne ndihme te familjeve te prekura
Duke pasur parasysh kushtet e veshtira me te cilat po perballen qytetaret e Shkodres per shkak te permbytjeve qe kane ndodhur ditet e fundit Banka Kombetare Tregtare BKT ka vendosur te dhuroje 25 mije euro ne mbeshtetje te familjeve me te prekura. Kjo shume eshte pjese e nje pakete prej 50 mije eurosh donacion ky i ofruar nga kompanite e grupit Calik BKT ALBtelecom dhe Eagle Mobile. Kjo pakete perfshin gjithashtu edhe komponente jo-monetare si komunikim falas. Ne urojme qe situata ne zonat e permbytura te normalizohet dhe familjet e evakuuaka te rikthehen sa me shpejt ne shtepite e tyre u shpreh Z. Seyhan Pencapligil drejtor i Pergjithshem dhe anetar bordi i BKT. Ne ndajme shqetesimin e tyre dhe shprehim mbeshtetjen tone ndaj njerezve te prekur nga kjo fatkeqesi natyrore. Kjo eshte hera e dyte qe BKT si pjese e grupit Calik jep nje kontribut te tille per qytetaret e Shkodres duke shprehur keshtu solidaritetin per familjet ne nevoje si pjese e pergjegjshmerise sociale. BKT ka kontribuar gjithashtu me 50 mije euro ne muajin janar si pjese e nje pakete ndihme prej 150 mije eurosh nga grupi Calik per perballimin e katastrofes se shkaktuar atehere.