E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pitkini i kthehet ekranit shqiptar

Filmi

Nje aksident ne dyqanin e mishit con Norman dhe z. Grimsdale ne spital. Pikerisht aty Norman ose ndryshe Pitkini gjen Lindin nje vajze te vogel e cila nuk ka folur e buzeqeshur me qe nga dita kur prinderit e saj u vrane ne nje aksident ajror. Norman vendos ta ndihmoje... Eumlshte kjo ngjarja qe do te riktheje te enjten ne ekranin e madh nje prej aventurave te personazhit te dashur komik Pitkinin. Filmi i titulluar Pitkini ne spital ne origjinal A stitch in time eshte nje realizim i vitit 1963. Me regji te Robert Asher skenar te Jack Davies dhe aktorit Norman Wisdom ne film interpretojne Norman Wisdom Edward Chapman Jeanette Sterke Jerry Desmonde Jill Melford Glyn Houston Vera Day Patsy Rowlands Peter Jones Ernest Clark Hazel Hughes Lucy Appleby e Frank Williams. Pitkini i dashur per te gjithe shqiptaret u nda nga jeta ne moshen 95-vjecare disa muaj me pare ne Angli. Karriera e tij artistike e nisur fillimisht si amator gjate Luftes se Dyte Boterore kur ai ishte ushtar eshte shume e pasur ku dominojne qindra role kryesisht komike duke percjelle humorin tipik anglez me origjinalitet te plote. Ne vitin 1946 ai debutoi si profesionist ne moshen 32-vjecare. Gjate karrieres ne Angli dhe teatrot Brodway ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ai fitoi disa cmime. Krahas aktrimit Norman Wisdom ka publikuar disa albume perfshi nje kenge kushtuar Shqiperise me titull Big in Albania I madh ne Shqiperi. Vetem kur mbushi 90 vjec i la lamtumiren skenes se teatrove dhe shesheve te xhirimit per te shpenzuar me shume kohe me familjen dhe duke luajtur golf. Breza te tere shqiptaresh jane rritur me filmat e Wisdom i cili ishte i vetmi aktor filmat e te cilit lejoheshin gjate kohes se regjimit komunist. Duke mesuar per famen dhe admirimin qe kishte ne Shqiperi Norman e vizitoi dy here vendin tone.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›