E Premte, 6 Nëntor 2026

BM – Cameron dënon sulmet ndaj autokolonave të ndihmës nga ‘ekstremistët’ izraelitë

LONDËR, 14 maj /ATSH-DPA/- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se Izraeli duhet të veprojë për të ndaluar sulmet ndaj autokolonave që transportojnë ndihma në Gazë.

Sekretari i Jashtëm tha se do të ngrejë shqetësimet e tij me qeverinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pas raportimeve se protestuesit izraelitë kishin bllokuar kamionët e ndihmave dhe hedhur pakot me ushqime në rrugë.

Kamionët e ndihmave ishin në shënjestër në pikën e kontrollit Tarqumiya në Bregun Perëndimor ndërsa vinin nga Jordania.

“Sulmet e ekstremistëve ndaj autokolonave të ndihmave janë të tmerrshme”, tha Cameron.

“Qytetarët në Gazë janë rrezik urie dhe në nevojë të dëshpëruar për furnizime”, shtoi ai.

“Izraeli duhet të mbajë përgjegjësi dhe të bëjë më shumë për të lejuar ndihmën – unë do të ngre shqetësimet e mia me qeverinë izraelite”, shtoi Cameron.

Sulmi në pikën e kontrollit Tarqumiya ishte incidenti i fundit pas raportimeve për bllokimin e autostradave në fillim të këtij muaji.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›