E Diel, 1 Nëntor 2026

BM – Ministri i Shëndetësisë, rival i mundshëm i Starmer, jep dorëheqjen

LONDËR, 14 maj /ATSH-AFP/ – Ministri britanik i Shëndetësisë, Wes Streeting, i konsideruar si një rival i mundshëm i kryeministrit Keir Starmer për drejtimin e Partisë Laburiste dhe qeverisë britanike, njoftoi sot dorëheqjen nga posti i tij në qeveri.

“Nga tani është e qartë se ju nuk do ta drejtoni Partinë Laburiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, që pritet të mbahen në vitin 2029, shkroi Streeting në letrën e dorëheqjes drejtuar Starmerit.

“Aty ku kemi nevojë për vizion, ekziston një boshllëk”, shtoi ai, duke kritikuar drejtimin aktual të qeverisë dhe partisë./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›