E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BM – Pollard: Asnjë marrëveshje për një propozim armëpushimi njëmujor për Ukrainën

LONDËR, 3 mars /ATSH-AFP/ – Sekretari britanik i Shtetit për Forcat e Armatosura tha sot se ”Parisi dhe Londra nuk kishin rënë dakord për një propozim për një armëpushim njëmujor në Ukrainë, të ngritur të dielën në mbrëmje nga presidenti francez Emmanuel Macron”.

“Nuk ka marrëveshje se si do të dukej një armëpushim…, por ne po punojmë së bashku me Francën dhe aleatët tanë evropianë për të përcaktuar rrugën përpara për paqen e qëndrueshme në Ukrainë”, tha sot Luke Pollard në një intervistë për ”Times Radio”.

“Disa opsione janë në tryezë, subjekt i diskutimeve të mëtejshme me partnerët amerikanë dhe evropianë, por nuk është rënë dakord për një armëpushim njëmujor”, theksoi gjithashtu një zyrtar i qeverisë britanike.

Emmanuel Macron tregoi të dielën në të përditshmen franceze ”Le Figaro” se Franca dhe Mbretëria e Bashkuar po propozonin një armëpushim një mujor në Ukrainë “në ajër, det dhe në infrastrukturën energjetike”.

Pak përpara një samiti të aleatëve evropianë të Kievit në Londër të dielën, kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi se Parisi dhe Londra po punonin për “një plan” për të ndaluar luftimet.

15 liderë evropianë, përfshirë Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, të dielën treguan përkushtimin e tyre për të mbështetur Kievin dhe riarmatimin kundër Rusisë./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›