E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BM – Starmer: Banorët e Gazës duhet të lejohen të kthehen në shtëpi

LONDËR, 5 shkurt /ATSH-AFP/- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer këmbënguli sot se palestinezët “duhet të lejohen në shtëpi” pas propozimit tronditës të presidentit Donald Trump se SHBA-ja duhet të marrë kontrollin e Rripit të Gazës.

Starmer përsëriti gjithashtu mbështetjen e Britanisë së Madhe për një shtet palestinez pasi Trump sugjeroi që banorët në Gazë të mund të zhvendoseshin në vende të tjera.

“Ata duhet të lejohen të kthehen në shtëpi. Ata duhet të lejohen të rindërtojnë dhe ne duhet të jemi pranë tyre në atë rindërtim – në rrugën drejt një zgjidhjeje me dy shtete”, tha sot Starmer në parlament.

Deklarata e Trump erdhi gjatë një konference për shtyp dje me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu – e cila ishte planifikuar të fokusohej në një fazë të dytë të armëpushimit – përfundoi me thirrjen e Trump që SHBA-ja të zotëronte Gazën dhe ta bënte atë “Rivierën e Lindjes së Mesme”.

Ndërsa Trump pretendoi se kishte mbështetje nga “udhëheqja më e lartë” në Lindjen e Mesme për idenë e tij, udhëheqësit e Hamasit, Autoritetit Palestinez, Egjiptit, Turqisë, Kinës, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe u distancuan nga propozimi i tij. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›