E Shtunë, 31 Tetor 2026

BQE, Draghi: Euro do t’i mbijetojë krizës

BRUKSEL - “Nuk kam dyshime se euro është e aftë t’i mbijetojë krizës aktuale”. Ka qenë kjo deklarata e presidentit të Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, gjatë mbledhjes së Komisionit për çështjet ekonomike dhe monetare në Parlamentin Europian.

Anëtarët e komisionit e pyten zotin Draghi në lidhje me intervistën e dhënë pak ditë më parë për “Financial Times”, ku ai paralajmëroi për koston që do të kishte shpërbërja e eurozonës.

Draghi theksoi se beson në qendrueshmërinë e euros, por paralajmëroi se 2012-a do të jetë një vit i vështirë për bankat.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›