Baleti “Zhizel”, premierë në TKOB
TIRANË- Baleti “Zhizel”, me në qendër forcën e dashurisë, do të rikthehet pas disa vitesh në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, nga koreografi Agron Aliaj dhe më një kast të madh balerinësh.
Baleti me dy akte me muzikë të Adolphe Adam është i ndërtuar mbi motivet e një legjende të lashtë gjermane me koreografi të J.Perrot, J.Corrali, M.Petipa dhe do të shfaqet për publikun mbrëmjet e datave 22 deri 15 dhjetor.
Në rolin e Zhizel do të jenë solistet Enada Hoxha dhe Odeta Dishnica me partnerë në rolin e Albertit, Gerd Vason dhe Evis Nallbanin.
Ky balet është shfaqja e fundit e stinës artistike për Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, i cili do t’i përmbyll shfaqjet e tij me “Grand Ballo”, traditë prej vitesh për festat e fundvitit.
(ma.ar/BalkanWeb)