E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, makina del nga rruga, 1 vdes, plagoset një tjetër

KORCË- Aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Korçë-Ersekë. Viktima është 34-vjecari Kledjan Dauti, ndërsa mësohet se ka mbetur i plagosur rëndë edhe shtetasi Hysni Nuredini 33-vjec.

Sipas të dhënave të para të policisë, makina tip benz me targa Er 1202 A, me të cilën udhëtonin viktima e i plagosuri ka rrëshqitur, duke dalë nga rruga, e më pas është përplasur me një pemë.

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes vazhdojnë. Ndërsa policia sqaron se shkak për aksidentin mund të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Aksident në Elbasan, një i vdekur, 3 të plagosur

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›