Burgaj: Procesi i liberalizimit të vizave nuk kërcënohet
KORÇE - “Procesi i liberalizimit të vizave nuk kërcënohet”. Kështu ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, nga pika kufitare e Kapshticës ku ndodhej për një inspektim.
“Me masat e marra kohët e fundit është ulur ndjeshëm numri i azilkërkuesve dhe nuk do të cënohen vizat për asnjë nga qytetarët shqiptarë”, - deklaroi Burgaj.
Ndërkaq në analizën vjetore të policisë së Korçës, Burgaj ka paralajmëruar oficerët e policisë të mos fshehin ngjarjet në të cilat janë përfshirë, ndryshe do të përjashtohen.
“Çdo oficer ose punonjës i policisë që përpiqet të fshehë një ngjarje, ndaj tij do të merret masa e përjashtimit nga Policia e Shtetit.”,- u shpreh Burgaj.
Sipas kreut të Policisë së Shtetit nuk ka një rritje të kriminalitetit në shoqëri, por ka shtim të rasteve të krimit në familje.
(er.nu/news24/BalkanWeb)