E Shtunë, 31 Tetor 2026

BQE: Vendet e dobëta të jenë gati për masa shtesë

 Vendet e zonës euro, të cilat kanë marrë fondet e shpëtimit nga Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe në mënyrë të veçantë vendet që preken lehtë nga ndryshimi i tregjeve duhet të jenë të gatshme për të aplikuar masa të tjera shtesë kundër krizës.

Kjo është ajo çka Banka Qendrore Europiane kërkon në buletinin e saj të përmuajshëm.

BQE thekson se edhe në këto kohë të vështira është thelbësore që të garantohet një politikë e moderuar si në drejtim të fitimit, edhe në atë të pagave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›