E Diel, 1 Nëntor 2026

Venecia merr në shqyrtim problematikën zgjedhore që doli nga procesi i 8 majit

Komisioni i Venecias pritet të marrë sot në shqyrtim kërkesën e Thorbjorn Jagland, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës lidhur me problematikën zgjedhore në Shqipëri.

Kjo gjë pritet t’i hapë “rrugë” një analize të detajuar për procesin zgjedhor të 8 majit dhe veçanërisht për Bashkinë e Tiranës.

Jagland, në letrën e dërguar Venecias në korrik shpreh shqetësim lidhur me kundërshtitë mes palëve për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.  Ai shkruan se kërkon një opinion se si të shmangen situata të ngjashme në zgjedhjet e ardhshme duke pasur parasysh këtu kundërshtitë për fletët e hedhura në kutitë e gabuara.

Përveç letrës së Sekretarit të Përgjithshëm të KiE, edhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar me një letër Venecias. PS ka ngritur katër pyetje që kanë të bëjnë me procedurën ligjore e ndjekur për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. PS kërkon një opinion të specializuar mbi vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor. Gjithashtu PS i drejtohet Venecias dhe për problemin e fletëve që dalin më shume se sa votues dhe se a përbën kjo një fakt për pavlefshmëri të rezultatit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›