E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaboni konfirmon njohjen e Kosovës

 Ministria e Punëve të Jashtme ka rikonfirmuar njohjen e dytë brenda dy ditëve që i është bërë vendit.  Gaboni është vendi i radhës që ka dorëzuar notën verbale në njërën prej ambasadave kosovare, njofton kjo ministri.  Të martën, Kosova është njohur nga Kuvajti gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj. 

Muaj më parë,  zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, kishte njoftuar për njohjen e Kosovës nga Republika e Gabonit, por edhe pse ishte paralajmëruar se do bëhej publike nota verbale, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›