Dënohet gjykatësi spanjoll, 11 vjet pa “të drejtë profesioni”

Gjykata Supreme e Spanjës ka dënuar gjykatësin Baltasar Garzon për tejkalim të autoritetit të tij në një hetim të korrupsionit.
Garzon është shpallur fajtor për autorizimin e regjistrimeve të paligjshme të bisedave të avokatëve mbrojtës. Kështu Garzon është pezulluar për 11 vjet nga profesioni ligjor, vendim të cilin nuk mund ta apelojë.
Mbi të rëndojnë edhe akuzat se “ka urdhëruar hetimin e zhdukjes së 114.000 personave nga forcat besnike të ish-diktatorit Franko”.
Garzon ka fituar famë ndërkombëtare për përpjekjet e tij për të ekstraduar nga Londra diktatorin kilian, Augusto Pinoçeti.