E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimi i shtetit, regjistrohen 540 farmacistë

Përfundon procesi i regjistrimit të kandidatëve farmacistë për provimin e shtetit. Sipas të dhënave nga Urdhri i Farmacistit, janë regjistruar 540 kandidatë nga universitetet publike dhe private. Në prag të mbajtjes së provimeve, Urdhri i Farmacistit u bën thirrje të gjithë aktorëve pjesëmarrës në këtë proces, që nga hartimi, dixhitalizimi e deri te mbikëqyrja e zhvillimit të provimit, të mos joshen nga çfarëdolloj tentative korruptive, duke ruajtur vlerat morale dhe profesionale. “I bëjmë thirrje kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen provimit të shtetit që të mos bien pre e mashtrimeve si dhe të shmangin çdo tentativë të bërë nga persona abuzivë dhe shkelës të ligjit, të cilët kërkojnë dështimin e këtij procesi”, - është shprehur presidenti i UFSH, Arian Jaupllari. Sipas tij, ky proces do të jetë transparent, provimi do të zhvillohet sipas teknologjisë dixhitale, e cila do të shmangë çdo lloj tentative korruptive. Provimi i shtetit që organizohet nga MASH është në fazën përfundimtare të hartimit të pyetjeve si dhe organizimit të komisioneve përkatëse.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›