Tepelenë, zbulohet arsenal armësh, dyshohet se janë përdorur për krime
TEPELENE – Policia e Tepelenës zbuloi një arsenal armësh, që dyshohet se janë përdorur për disa krime të kryera pas vitit 1997.
Mësohet se policia ka gjetur 3 automatikë, 7 granata dhe një sasi fishekësh, të fshehura në vendin e "Rune" në thellësi të përroit midis Tepelenës dhe Memaliajt.
Sipas policisë armët janë gjetur të fshehura në mes shkurreve dhe të futura në një çantë e të mbështjella me plasmas.
Ndërkohë policia e Tepelenës po punon për gjetjen e poseduesve të këtyre armëve si dhe për të vërtetuar me prova ligjore nëse këto armë janë përdorur ose jo në krimet e ndodhura në vitet 1997-1999 në rrethin e Tepelenës.
(er.nu/BalkanWeb)