Falsifikonin dokumenta për 500-1200 Euro, arrestohen 4 persona
Korcë- Katër persona janë prangosur nga Policia e Korçës nën akuzën e falsifikimit të dokumentave zyrtare në këmbim të shumës 500 deri në 1200 euro.
Operacioni i koduar Porosia e fundit ka bërë të mundur arrestimin e katër shtetasve përkatësisht Kostaq Gjoka, Izajmir Duro, Jani Shabani dhe Thimi P, të cilët akuzohen se kanë falsifikuar dokumente zyrtare si pasaporta biometrike, pasaporta të huaja, leje për drejtimin e automjeteve dhe leje qarkullimi.
Këto katër persona kërkonin rreth 500 deri në 1200 euro për një nga dokumentet e falsifikuar, dyshime që i janë lënë në dorë prokurorisë së rrethit për verifikime të metejshmne.
Megjithatë gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur sasi të konsiderueshme vulash institucioni, pasaporta e patenta të falsifikuara, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Përveç këtyre dokumentave të falsifikuara janë gjetur edhe nje pistoletë dhe një sasi tritoli, që po ashtu do t’i dorëzohen prokurorisë për hetime të mëtejshme.
/IDEA/