Turqi, aviacioni bombardon bazat kurde

Aviacioni turk bombardoi bazat separatiste kurde të PKK-së, në veri të Irakut, pas një sulmi të përgjakshëm, të organizuar nga rebelet kundër trupave turke pranë kufirit irakian, bëri të ditur ushtria turke.
"Një operacion ajror u krye kundër forcave terroriste të PKK-së, në vendin e quajtur Avasin-Basyan, në veri të Irakut", tha me anë të një komunikate Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke.
Nuk dihet numri i saktë i viktimave nga ky sulm.