BQE ul normen baze te interesit
BQE ul normën bazë të interesit nga 1% ne 0.75%, vlera më e ulët për eurozonën. Vendimi i Bankës Qëndrore Europiane pason dobësimin e vazhdueshëm te ekonomisë europiane dhe synon stimulmin e saj.
BQE po ashtu ka ulur dhe normën e depozitave nga 0.25% ne 0.
Uljet koicidojnë edhe me veprimet e bankave të tjera të mëdha në eurozonë, si ajo e Kinës apo e Anglisë.
Ulja e normës së interesit nga ana e BQE ka për qëllim stimulimin e huadhënies mes bankave.
Sondazhet e publikuara më herët gjatë javës rezultuan se sektori i shërbimit të eurozonës ka vazhduar të tkurret në qershor dhe se besimi i biznesve ka rënë.
Presidenti i BQE-së, Mario Dragi ka thënë se eurozona ka të ngjarë të tregojë pak rritje ose aspak në tremujorin e dytë të vitit.
Draghi tha se ekonomia në eurozonë po përballet me rreziqe, por inflacioni nuk duket të jetë një kërcënim.
“Shkalla e inflacionit është ulur. Në të njëjtën kohë, rritja ekonomike në zonën euro, vazhdon të qëndroje e dobët”.
Në një konferencë për shtyp pas vendimit të BQE, Draghi u pyet nëse situata ekonomike është aq keq sa në 2008, së cilës iu përgjigj. “absolutisht jo. Nuk jemi në ato kushte”.
Uljet e normave ndodhin edhe pse shkalla e inflacionit qëndron sipër objektivit të 2%.
Ulja e normës së interesit eshtë e treta që kur Draghi mori postin e kreut teë BQE vitin e kaluar. Ai tha se vendimi mbi normën ishte unanim.