E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne Tirane perplaset motori me nje automjet

Drejtuesi i një motori është plagosur rëndë pas përplasjes me një automjet pasditen e sotme në Tiranë. Aksidenti ndodhi në afërsi të zonës së njohur si Brryli në kryeqytet. Dëshmitarë në vendngjarje thanë se automjeti ka goditur motorin. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, duke sqaruar se shkak i aksidentit është bërë prerja e rrugës nga ana e drejtuesit të motorit, kjo pasi, automjeti lëvizte në korsinë e duhur por edhe brenda normave të shpejtësisë.
Sakaq, drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është dërguar në gjendje të rëndë spitalin Ushtarak, ku po merr dhe ndihmën e parë mjeksore.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit ndërsa hetimet priten të zbardhin plotësisht shkaqet që çuan në aksidentin e rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›