BRAUN-META: "Kontribut i vecante ne Ballkan"
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, u takua dje ne Londer me Kryeministrin e Britanise, Gordon Braun. Takimi erdhi ne kuadrin e Samitit per qeverisjen progresive, qe nisi punimet ne Mbreterine e Bashkuar. Ne kete Samit, ku marrin pjese kryetare shtetesh dhe qeverish nga shume vende te botes, kryetari i LSI-se shprehu vullnetin per te vendosur si prioritet ne programin e ardhshem qeverises te vendit idete progresiste te ketij Samiti. Meta falenderoi Kryeministrin Braun per perkrahjen e madhe qe Qeveria britanike i ka dhene Shqiperise ne marrjen e fteses per anetaresim ne NATO. Nga ana tjeter, i konfirmoi vullnetin per arritjen e plote te standardeve. Kurse Kryeministri britanik e uroi kreun e LSI-se per suksesin e Shqiperise ne Samitin e NATO-s ne Bukuresht. "Shqiperia ka nje kontribut te cmuar per paqen dhe stabilitetin ne rajon dhe ne besojme se ju do te vazhdoni me perkushtim ne keto drejtime si deri me tani", u shpreh kryeministri britanik, Gordon Braun.