Bush-Topi, koke me koke pak minuta para drekes
Presidenti i Republikes, Bamir Topi dhe ai i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush, u takuan dje para drekes se punes se caktuar ne Kroaci. Vetem pak minuta pas hapjes se drekes nga Presidenti Bush, dy kreret e shteteve paten nje takim ne seline e qeverise kroate. E me pas moren pjese ne ceremonine e organizuar nga Kryeministri kroat, Sanader, me rastin e marrjes se fteses per anetaresim ne NATO te Kroacise. Pervec falenderimeve e vleresimeve qe Shqiperia mori ftesen, ashtu si Kroacia per te qene pjese e Aleances se Atlantikut te Veriut, dy personalitetet sigurisht kane prekur dhe ceshtje, si hapat qe vendi yne duhet te beje ne ditet ne vijim per te qene anetare e NATO-s me te drejta te plota. Nderkohe qe, nuk eshte anashkaluar fakti se marrja e fteses per NATO eshte nje moment i rendesishem per Shqiperine. Ashtu sic vleresoi gjate Samitit te Bukureshtit, Presidenti Bush, Shqiperia dhe Kroacia e meritojne ftesen per perpjekjet dhe arritjet. Nderkohe qe Presidenti amerikan gjate ketyre diteve nga marrja e fteses me 3 prill, nuk ka kursyer pergezimet per Shqiperine per vendimin e Samitit, si dhe ka inkurajuar per realizimin e te gjitha reformave. Takimi mes dy krereve, Topi dhe Bush, u be publik edhe ne sitin zyrtar te presidences. "Ne paraditen e djeshme, Presidenti Topi pati nje takim me Presidentin Bush ne seline e qeverise kroate", thuhet dhe nje njoftimin e presidences, ku nuk jepen detaje te metejshme mbi biseden mes tyre.
R.Rapushi
Shoqerimi
Presidenti Bamir Topi ishte i shoqeruar ne viziten e tij ne Kroaci me rastin e drekes se punes organizuar per marrjen e fteses per NATO nga Zonja e Pare dhe delegacioni i Kuvendit qe e shoqeronte.
R.Rapushi
Shoqerimi
Presidenti Bamir Topi ishte i shoqeruar ne viziten e tij ne Kroaci me rastin e drekes se punes organizuar per marrjen e fteses per NATO nga Zonja e Pare dhe delegacioni i Kuvendit qe e shoqeronte.