E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE i akordon Ukrainës 1,8 miliardë euro

BRUKSEL, 4 nëntor /ATSH-DPA/ – Vendet e Bashkimit Evropian miratuan një fond prej 1,8 miliardë eurosh për Ukrainën e shkatërruar nga lufta, si pjesë e programit afatgjatë të ndihmës financiare të BE-së.

Financimi synon t’i lejojë Kievit të vazhdojë të drejtojë administratën e saj publike.

Pagesa është pjesë e një pakete ndihme prej 50 miliardë eurosh, e përbërë nga kredi dhe grante, për vitet 2024 deri në 2027.

Pagesat nga fondi lidhen me reformat në përputhje me qëllimin afatgjatë të Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe përqendrohen në rimëkëmbjen, rindërtimin dhe modernizimin e vendit./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›