BRUKSEL – BE kredi 1 miliardë euro për kompanitë ukrainase

BRUKSEL, 11 qershor /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian do t’i ofrojë Ukrainës kredi dhe grante me vlerë 1,4 miliardë euro (1,5 miliardë dollarë) për të mbështetur kompanitë ukrainase për të rindërtuar infrastrukturën e vendit pas pushtimit rus.
“Elasticiteti i popullit ukrainas është frymëzues”, tha sot presidentja e Bankës Evropiane të Investimeve, Nadia Calvino në një deklaratë lidhur me financimin për rindërtimin e spitaleve, rrugëve dhe linjave të energjisë.
Fondi me vlerë 1,4 miliardë euro do të ndahet në 1 miliard euro garanci kredie dhe 400 milionë euro grante.
Garancitë e kredisë së BE-së do t’u mundësojnë bankave ukrainase të japin kredi me vlerë më shumë se 1 miliard euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Ukrainë.
Banka Evropiane e Investimeve (EIB) dhe Komisioni Evropian nënshkruan marrëveshje për mbështetjen e financimit në një konferencë ndërkombëtare në Berlin.
100 milionë euro të tjera do të përrdoren për të rivendosur shërbimet bazë publike në qytetet e Ukrainës, si furnizimi me ujë të pastër dhe banesat sociale.
BE-ja është zotuar të ndihmojë Ukrainën të rindërtohet pas pushtimit rus në shkallë të plotë në vitin 2022. Që nga fillimi i luftës, EIB ka disbursuar 2 miliardë euro. //a.i/