E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Djali i presidentit Biden, Hunter dënohet për tre krime në një gjyq federal

UASHINGTON, 11 qershor /ATSH-DPA/- Një juri ka shpallur fajtor djalin e presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, për të tre akuzat në një gjyq federal për krime tatimore dhe gënjeshtra në dokumentet e blerjes së armëve, raportuan sot disa media, duke cituar gazetarët në sallën e gjyqit.

Hunter Biden u akuzua për deklarata të rreme kur bleu armë në tetor 2018 dhe fshehu varësinë e tij nga droga në atë kohë. Ai mund të përballet me 25 vjet burg.

Megjithatë, është e paqartë se sa i rëndë do të jepet dënimi , pasi Hunter Biden nuk ka precedentë penalë.

Presidenti amerikan, Joe Biden tha më herët se nuk do ta falte djalin e tij në rast të një dënimi.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›