E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BRUKSEL – BE rinovon sanksionet kundër Rusisë

BRUKSEL, 27 janar /ATSH-AFP/ – Një marrëveshje u arrit sot mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të rinovuar sanksionet kundër Rusisë, të vendosura që nga pushtimi i Ukrainës, deklaroi shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.

“Evropa po i mban premtimet e saj”, tha ajo në X.

”Ministrat e Jashtëm të BE-së sapo kanë vendosur të rinovojnë sanksionet kundër Rusisë. Kjo do të vazhdojë ta privojë Moskën nga të ardhurat për të financuar luftën e saj. Rusia duhet të paguajë për dëmin që po shkakton”, shtoi ajo.

Hungaria hoqi bllokadën për rinovimin e këtyre sanksioneve gjatë një takimi të ministrave të Punëve të Jashtme në Bruksel./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›